Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti 6 nga sportistët e skuadrës Olimpike të Shqipërisë, të cilët janë pjesë e Sport Klub Tiranës, që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Paris 2024. Gjatë takimit me sportistët Veliaj u shpreh se investimet në disiplinat sportive po sjellin edhe rezultatet e mira.