Gjykata e Apelit të Durrësit ka vendosur t’I japë fund lojërave të turkut Faruk Ozer, me shtyrjen e proceseve gjyqsore. Këtë të martë, gjykata vendosi të gjobisë avokatin e Ozer me 50 mijë lekë të reja, për zvarritje të procesit gjyqësor. Gjykata gjithashtu caktoi datën e re të gjyqit, si edhe vendosi një avokat të caktuar kryesisht për mbrojtjen e Faruk Ozer.