Shtetet e Bashkuara kanë dërguar shtatëmbëdhjetë mijë raketa antitank në bazat në Poloni dhe Rumani, të cilat i kanë kaluan përtej kufirit ukrainas në vetëm gjashtë ditë. Këto raketa janë vendosur në Irpin, aty ku ndodhet edhe baza e një kolone me mjete ushtarake ruse. Ato janë armë që mund të shkatërrojnë një tank nëse gjenden në distancë të afërt, jo më shumë se tetëqind metra në rastin e raketave britanike, apo edhe deri në dy kilometra në rastin e raketave amerikane Javelins.