Pishtari Olimpik vijon rrugëtimin e tij përmes Kinës në prag të Lojërave Olimpike Dimërore dhe mëngjesin e kësaj të enjteje ai vizitoi Murin e madh Kinez, monumentin më të famshëm në botë që ndodhet në veri të Pekinit. Stafeta e Flakës Olimpike nisi ditën e mërkurë, një event ku marrin pjesë mbi 1000 persona që mbajnë pishtarin olimpik në zona të ndryshme të kryeqytetit kinez përpara se ai të shkojë në stadiumin 'Foleja e Zogut' për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike.