Një stërvitje e madhe e natos ka nisur në Suedi e kjo sipas zyrtarëve është një mundësi për të kontrolluar gatishmërinë luftarake të vendeve anëtare por edhe një mjet për të testuar llojet e ndryshme të armëve. Për disa ditë, banorët e kryeqytetit suedez do të kenë mundësinë të shohin luftanijen amerikane USS Kearsarge në brigjet pranë tyre.