Nëse e gjeni vetn që nuk dezinfektoni më duart, nuk duroni maskën, apo jeni zbutur përballë udhëtimeve të panevojshme, nuk jeni vetëm. Ky fenomen i pavetëdijshëm është praktikisht "lodhje nga kujdesi i madh” – , dhe fajin për këtë e ka truri. Me siguri keni qenë tejet të kujdesshëm gjatë pandemisë, duke ndjekur me rreptësinë më të madhe cdo masë të mundshme që ndihmonte të mbahej larg infektimi, për veten dhe njerëzit e afërt. Por pas disa muajsh të tillë, papritur nuk duron më.