Autoritetet amerikane u janë përgjigjur prokurorëve të SPAK në lidhje me letërporosinë për dosjen hetimore të lobimeve të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas marrjes së përgjigjes nga pala amerikane, SPAK ka thirrur për të marrë në pyetje ish-Sekretarin e Përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama dhe Sekretarin aktual të përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari. Luan Rama ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjthshëm dhe të nënkryetarit të LSI-së deri kur u tërhoq nga politika pas zgjedhjeve të 2013-s, ndërsa Endrit Braimllar është sekretari aktual i Partisë së Lirisë.