Këtë të martë, trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Albana Boksi, vendosi të mos pranojë rekursin e paraqitur nga avokati i kardiologut Edvin Prifti lidhur me sekestrimin e pasurisë së ti, duke lënë në fuqi vendimin e marrë në seancën gjyqësore të datës 2 dhjetor 2021, nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.