Ministri i jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, thotë se rusia po përgatitet të kryejë sulme në vendet anëtare të natos. “Flitet për aktivitete hibride në rajonin e Baltikut, në Poloni, në vende të tjera, por edhe më shumë se kaq. Dimë se rusia ka ndër mend të organizojë diversivë, të organizojë edhe ato që mund të quhen akte terroriste në vendet e NATO-s. Dhe ajo vepron kështu vetëm sepse është lejuar, sepse mendon se ne nuk do të reagojmë”, tha minisitri ndërsa mbërriti në këshillin e ministrave të jashtëm të BE-së.