Me objektiva të qarta për të pasur nga një deputet më shumë në çdo qark, Rama bëri publik emrat e kandidatëve në 12 qarqet e vendit, duke pasur si risi vendet e para me candidate femra dhe në vend të dytë emra të rinj, por me kontribut politik, si anëtarë të këshillave bashkiakë, apo edhe të njohur në poste të tjera publike. Përjashtim janë qarqet e Fierit dhe Dibrës që kryesohen nga Erion Brace dhe një emigrant Lavdrim Krashi nga Londra.