Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë dorëzuar mëngjesin e sotëm në Kuvendin e Kosovës mandatet e deputetit. Kjo vjen vetëm dy ditë pasi efektivët e Policisë serbe në Mitrovicë hoqën uniformat dhe braktisën detyrën. Të shtunën, në një konferencë për shtyp kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka bërë të ditur se ata do të tërhiqen nga institucionet qendrore të vendit dhe në komunat veriore.