Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, është liruar nga burgu pas një vendimi të fundit të Gjykatës së Apelit, e cila ka pranuar kërkesën e tij për zbutje të masës së sigurisë dhe e ka lënë të lirë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore të rënduar. Vendimi është marrë në një kohë kur Gjicit i kishte mbetur edhe rreth 8 muaj të tjerë për të vuajtur nga dënimi i tij, i cili lidhej me akuzat për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv pas një skandali seksual në zyrë.