Emma Coronel Aispuro, gruaja e lordit meksikan të drogës Joaquin Guzman, i njohur ndryshe si “El Chapo” është liruar nga burgu në Shtetet e Bashkuara. Bashkëshortja e ish-liderit të kartelit Sinaloa, qëndroi për më shumë se 2 vite pas hekurave në lidhje me akuza për trafik droge.