I gjithë stafi i burgjeve që ishte marrë peng nga të burgosurit në Ekuador në mesin e një vale dhune që shpërtheu në vend, janë liruar – tha agjencia e burgjeve në vend. Pengjet që sipas zyrtarëve ishin 158 roja burgu dhe 20 pjesëtarë të stafit administrativ, u morën të hënën e kaluar në të paktën shtatë burgje ndërsa një krizë sigurie u përshkallëzua në vendin e amerikës së jugut. Presidenti Daniel Noboa në median sociale, përgëzoi agjencinë e bugjeve, policinë dhe ushtrinë për lirimin e suksesshëm të stafit të burgjeve.