Përfundoi dënimi me burg për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Vëllai i Madh dërgoi lajmin nëpërmjet një zarfi të bardhë ku thuhej se banorët Luiz, Olta, Armaldo dhe Kristi do të lirohen me kusht. Ata nuk kanë të drejtë të nominojnë të martën dhe i mohohet e drejta për të komunikuar me Vëllain e Madh.