Numri i lindjeve për tre muajt e fundit ka shënuar rritje, në krahasim me atë të vdekjeve. Nga të dhënat e publikuar nga Instat, rezulton se janë regjistruar 465 lindje më shumë se sa vdekje. Numri i lindjeve për tremujorin e dytë të vitit 2023 është 5.119, duke shënuar një rënie me 8,2 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2022. Numri i vdekjeve është 4.654, duke shënuar një rënie prej 8,1 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2022. Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1.846 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 84 lindje.