Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka mohuar zërat në media që në diskutimet me kryetarin e LVV-së kanë pasur ofertë për tri ministri. Limaj deklaroi gjithashtu se nuk do të kontribuojnë në zgjidhje gjysmake që do të shkaktonin zgjedhje. Ai tha se konstituimi i kuvendit pa pasur shumicë parlamentare mund të pasojë me zgjedhje të parakohshme, situatë për të cilën tha se Nisma nuk do të kontribuojë.