Gjykata e Fierit ka konfirmuar vendimin e mëparshëm për arrestimin e Melisa Hoxhallarit, 29-vjeçaren e përfshirë në ngjarjen e rëndë të ndodhur më 5 janar pranë zonës së njohur si “Zogu i Zi” në Fier. Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtari Alfred Konomi, prokurorja Elona Gixhari dhe avokatja Anisa Varfi, ka lënë në fuqi masën e sigurisë për 29-vjeçaren, që ishte shpallur në kërkim pas ngjarjes së rëndë.