Top News – Lihen në burg dy zyrtarët në Dibër/ Akuzohen për ryshfet për punësim në arsim
02/10/2021 17:25

Gjykata e Dibrës ka lënë në burg ditën e sotme dy personat e përfshirë në skemën e korrupsionit në Zyrën Arsimore Dibër, Halit Shehun dhe Fitim Farrukun. Halit Shehu u arrestua pasi i dha një shumë parash Fitim Farrukut, i cili është shefi i Financës së Këshillit të Qarkut që ky të ushtrojë ndikim në Zyrën Vendore Arsimore Dibër në punësimin e Halitit si mësues. Bazuar në gjendjen ekonomike, shoqërore dhe rrethanave të kryerjes së veprës penale, për të është caktuar masa “Arrest në burg”. Sipas dosjes hetimore, 4 ditë më parë Halit Shehu ka biseduar në telefon me Fitim Farrukun, me detyrë punonjës në Këshillin e Qarkut Dibër. Gjatë bisedës Haliti kërkon të punësohet si mësues, por e ka të vështirë dhe kërkon ndihmën e Fitimit, i cili i ka thënë që të marrë dokuemnetet e të takohen sërish . Më pas Haliti komunikon me bashkëshorten dhe ajo i kërkon që të takojë Fitimin, pasi ky i fundit ka miqësi me drejtorët që kanë në dorë punësimin e tij. Bashkëshortja e udhëzon Halitin që t’i japë lekët që ka me vete, rreth 80.000 lekë. Më pas Haliti bashkëbisedon sërish me bashkëshorten, e cila i thotë se ajo punë u mbyll dhe se do të punësohet pasi ai t’ia japë shumën e parave Fitimit. Takimi ëhstë mbajtur në 28 shtator dhe ata janë vënë nën vëzhgim nga policia gjyqësore. Nga përgjimi i bisedave telefonike dhe vëzhgimi i ambientit është parë se Haliti dhe Fitimi janë takuar në një lokal në Dibër dhe Haliti i ka dhënë një zarf, në të cilin dyshohet se janë paratë. Më pas ata janë ndarë me njëri-tjetrin dhe Fitimi është larguar bashkë me zarfin, ndërsa ka telefonuar një person tjetër. At a janë takuar dhe oficerët kanë mbajtur nën vëzhgim takimin e tyre duke I arrestuar. Nga kontrolli personal, ka rezultuar se në zarfin e bardhë të Fitimit janë gjetur 100 mijë lekë. Nnga verifikimi i bërë i personit që po takohej me Fitimin ka rezultuar se është Lulëzim Dani, bashkëshorti i Brikena Danit, e cila është me detyrë Përgjegjëse e Zyrës Arsimore Dibër.

Top News- ‘Kush ndez zjarr përballet me ligjin’/ Flakët në Vaqarr, Bashkia Tiranë në gatishmëri
12/08 10:28
Top News- Rilindja e Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura, Rama nxjerr pamjet nga kantieri
12/08 09:18
Top Channel/ Aksident në aksin e vjetër Levan- Mifol, makina humb përfundon në kanal
11/08 23:01
Top Channel/ Zjarret “pushtojnë” vendin, evakuime nga veriu në jug
11/08 22:49
Top Channel/ Zjarr në Selitë, temperaturat e larta dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve
11/08 21:57
Top News – U shpëtoi flakëve të aksidentit, ndërron jetë pas disa ditësh 15-vjeçari
11/08 21:00
Top News- Aksident në aksin e vjetër Levan- Mifol, makina përfundon në kanal, tre të plagosur
11/08 20:24
Top Channel/ Situatë tmerri nga zjarret, evakuohen 500 turistë te Syri i Kaltër
11/08 19:16
Top News – Përkeqësohet situate nga zjarret. Vatër masive te Syri i Kaltër, zhvendosen turistët
11/08 18:50
Top Channel/ Situatë emergjente në pyjet e Gramshit
11/08 18:43
Top Channel/ Zhdëpi në dru djalin e kriminelit serb, boksieri shqiptar për TCH: Më provokoi me…
11/08 18:42
Top Channel/Përkeqësohen flakët te “Syri i Kaltër”/ Evakuohen mbi 500 turistë, dy avionë drejt zonës
11/08 18:36
Top Channel/ Zjarri u afrohet banesave në Tërbaç të Vlorës, apel për ndërhyrje nga ajri
11/08 18:24
Top News – Protestë për News24. Gazetarë e politikanë: Mbyllja cenon lirinë e fjalës
11/08 18:08
Top News – Tirana ‘bombardohet’ nga flakët, tre vatra aktive përreth kryeqytetit
11/08 16:53
Top News- Pse u lirua vrasësi i Gjilanit/ Gjykata e Prishtinës sqaron rastin, pagoi garanci
11/08 15:59
Top News – Masat në Doganën e Durrësit. Përpunimi i kamionëve, Malaj inspekton procesin
11/08 15:58
Top Channel/ Durrës, 30 mijë pasagjerë! Rritet fluksi i udhëtimeve
11/08 15:32
Top Channel/ Radhë të gjata në kufi me Malin e Zi! Në Muriqan pritje me orë të tëra
11/08 15:30
Top Channel/ Radhë në Kapshticë! 24 orët e fundit hynë 7449 shtetas, fluks edhe në Qafë Thanë
11/08 15:27