Ligue 1 në Francë në sezonin 2020/2021 do të jetë me 20 skuadra, ashtu sic ishte parashikuar që nga momenti kur u mor vendimi për mbylljen përpara kohe të sezonit 2019/2020 në 28 prill. Ky është vendimi i marrë nga Asambleja e Përgjithshme e Ligës Franceze në mbledhjen e zhvilluar këtë të martë dhe tani ai pritet të ratifikohet edhe nga Federata Franceze e Futbollit në 26 qershor.