Top News – Ligji që ndalon abortin/ Hyn në fuqi në Poloni, shpërthejnë protestat në vend
28/01/2021 16:55

Një ligj i polemizuar që thuajse ndalon tërësisht abortin në Poloni ka hyrë në fuqi që nga mesnata e të mërkurës. Një vendim gjykate që lejoi ndalimin, shkaktoi protesta të mëdha në tetor. Aborti tani lejohet vetëm në rastet e përdhunimit apo incestit apo kur shtatzënia kërcënon jetën e nënës. Shumica e polakëve e kundërshtojnë ndalimin strikt dhe demonstrata janë zhvilluar në qytetet e vendit mbrëmjen e të mërkurës. Aktivistët kanë paralajmëruar protesta akoma më të mëdha ditët në vijim edhe në kryeqytetin Varshavë. Gjykata kushtetuese, vendosi në tetor, që një ligj i 1993 që lejonte abortin në rast anomalish në fetus ishte jo kushtetues. Në 2019, 98 për qind e aborteve në vend u kryen nën këtë pretendim, çka do të thotë se vendimi, efektivisht ndaloi shumicën dërrmuese të aborteve në vend. Vendimi shkaktoi zemërim tek mbështetësit e të drejtës së abortit, por qeveria konservatore e Polonisë, që ka lidhje të ngushta me kishën katolike të vendit, mbështet vendimin. Polonia ka disa nga ligjet më të ashpra për abortin në Evropë dhe rreth 1 mijë aborte ligjore kryhen çdo vit. Rreth 200 mijë femra i janë nënshtruar aborteve të paligjshme ose kanë udhëtuar jashtë vendit për procedurën.

Top News- 13 viktima e dhjetëra të plagosur / Mbyllja e rrjeteve sociale ngre në këmbë Nepalin
08/09 16:39
Top Channel/ 6 viktima nga sulmi në Jeruzalem:”Autoriteti Palestinez të zhduket nga faqja e dheut”!
08/09 15:43
Top Channel/ Angli, jo më hotele për azilkërkuesit: “Do të strehohen nëpër kazerma”!
08/09 15:00
Top News- Kryeministrat ‘të mallkuar’ në Francë, Macron me dhimbje koke
08/09 13:21
Top Channel/ Francë, krizë e re:Sot votëbesimi i qeverisë, rrezikon kryeministri i tretë në 12 muaj!
08/09 12:02
Top News- Sulm me armë në Jeruzalem/ 5 viktima dhe disa të plagosur, arrestohen 2 agresorët
08/09 11:53
Top News- Rusia ndërmerr operacionin më të madh/ Në flakë godina qeveritare në Kiev, 4 të vd*kur
08/09 11:45
Top Channel/ OBSH jep alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike!
08/09 11:42
Top Channel/ Ukraina, Trump fton liderët europianë në SHBA: Hajdeni ta diskutojmë këtu!
08/09 11:42
Top Channel/ Trump “nuk heq dorë” nga Gaza: Marrëveshja së shpejti, do lirojmë pengjet!
08/09 11:40
Top Channel/ “Hëna e përgjakur”, eklipsi “mahniti” botën: Të gjithë më sytë nga qielli!
08/09 11:40
Top News- Rusia të tërhiqet nga Konventa Evropiane/ Putin projektligj, për t’I ikur përgjegjësisë
08/09 11:37
Top News- Gjykata e Izraelit kundër Netanyahut/ ‘Palestinezët e arrestuar po vuajnë nga uria’
08/09 10:20
Top News- Trump paralajmëron për herë të fundit Hamas, tregon kushtin për paqen
08/09 10:16
Top Channel/ Serbia mes kaosit! Përplasje të forta mes mbështetësve të Vuçiç dhe studentëve
07/09 22:48
Top Channel/ Trump: Gati sanksione të reja ndaj Rusisë, pas sulmit në godinën qeveritare
07/09 22:28
Top Channel/ Alarmi: Rrezik i madh për konflikt bërthamor, 25 shtete do kené armë
07/09 22:20
Top Channel/ Plani i ri anglez për emigrantët, ja ku do té strehohen
07/09 22:05
Top Channel/ Kiev, goditet me 800 dronë Kryeministria, Zelensky: Nuk shkoj në Moskë!
07/09 19:27
Top News- Greta Thunberg thirrje Starmer për Gazën: Ndalo gjenocidin, e ke detyrë ligjore
07/09 15:24