Një ditë para se të nisë zbatimi i Ligjit për të huajt dhe ai për automjetet, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen vizitoi Kosovën, ku u takua me kryeministrin, Albin Kurti. Pas takimit ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav u shpreh se është arritur dakordësia për zbatimin e ligjit me disa masa përmbajtjesore shtesë.