Kuvendi i Kosovës sërish ka dështuar të votojë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19. Ky projektligj, është paraqitur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në seancën e së enjtes, për herë të gjashtë. Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, që më 22 korrik u miratua në Qeverinë e Kosovës, kap vlerën e 385 milionë eurove.