Kisha katolike është shprehur e shqetësuar lidhur me projekt-ligjin për surrogacinë, duke thënë ka kërkuar në mënyrë zyrtare nga Kuvendi i Shqipërisë, që të bëjë transparencë të plotë, në emër të së drejtës së informimit dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve, mbi motivet e mirëfillta etike, synimet, nismëtarët dhe hartuesit e këtij dokumenti.