Shtetet e Bashkuara njoftuan se janë duke i shqyrtuar marrëdhëniet dypalëshe me Gjeorgjinë, për shkak të ligjit kontrovers për “agjentët e huaj”, i cili nxiti protesta të mëdha në kryeqytetin Tbilisi. Në një komunikatë për media, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Uashingtoni do të vendosë edhe regjim vizash ndaj individëve që janë përgjegjës për “minimin e demokracisë në Gjeorgji”.