Ligji i ri nuk njeh gjini të reja dhe as prindi 1 dhe prindi 2. Kështu deklaron deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, një ditë pas miratimit në parlament të këtij ligji, i cili u shoqërua me kontastime, protestë dhe reagime nga Bashkimi Europian. Luarasi: “Janë shprehur shqetësime për terminologjinë e përdorur, duke pretenduar se ligji "kërcënon familjen tradicionale dhe shton numrin e gjinive". Në realitet, ky ligj nuk shton asnjë realitet të ri ligjor. Ai nuk krijon kurrsesi gjini të reja, vetëm synon të garantojë barazi reale midis dy gjinive që janë burrë dhe grua.”