Një draft që do të shoqërohet me debate të forta është futur për shqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë, dhe pritet që të shqyrtohet brenda mbylljes së sezonit. Bëhet fjalë për projektligjin e përgatitur nga deputeti Erion Piciri: “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”.