Ankthet e shtuara nga pandemia, kanë cuar në një bum të kirurgjisë plastike në Shqipëri, cka ka bërë që disa pacientë të mbeten në mëshirën e operatorëve të pakontrolluar. Kërkesa për operacione të tilla, shkruan AFP, është rritur shumë në muajt e shkuar, kjo për shkak edhe të punës së shtuar në platformat virtuale që po shtojnë dëshirën për të përmirësuar pamjen e dikujt dhe për të zbutur ankthin. Jorida Zegali, psikologe klinike, shpjegon shkaqet e këtij bumi.