Bosi i Teslas, Elon Musk, tha të dielën vonë në Tëitter se ai dhe bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin, mbeten miq dhe mohoi një raport sipas të cilit ai ishte i përfshirë në një aferë me bashkëshorten e Brin, Nicole Shanahan. Reagimi i Musk erdhi pasi Ëall Street Journal raportoi dhe citoi burime të paidentifikuara që thonë se ai ka qenë i angazhuar në një aferë të shkurtër me Shanahan. Gazeta tha se afera e shtyu Brin të kërkonte divorcin nga Shanahan më herët këtë vit dhe i dha fund miqësisë së gjatë mes miliarderëve të teknologjisë.