Në kulmin e debateve të brendshme të Partisë Demokratike një përkrahje indirekte për ish-kryeministrin Sali Berisha vjen nga Uashingtoni. Ish i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, njëherësh ish- drejtori i përkohshëm i inteligjencës kombëtare në administratën Trump, Richard Grenell ka thumbuar e kritikuar administratën Biden, pas shpalljes së ish-kryeministrit Berisha ‘non grata’ dhe qëndrimeve për luftën në Ukrainë.