Top News – Liderët evropianë rrezikohen në Kiev / 007 amerikane: Putin plan për sulm të madh ajror
10/05/2025 13:04

Vladimir Putin dyshohet se po planifikon një sulm masiv ajror ndaj Kievit, ku liderët botërorë janë mbledhur të shtunën, dhe sulmi mund të ndodhë "në çdo kohë", sipas inteligjencës amerikane. Keir Starmer, Emmanuel Macron i Francës, kancelari i ri gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri polak Donald Tusk, janë të gjithë në kryeqytetin ukrainas. Armëpushimi tre-ditor i shpallur nga Putini përfundon të shtunën, ndërsa udhëheqësit do të jenë ende në Kiev. Ukraina ka akuzuar Rusinë se tashmë e ka shkelur armëpushimin disa herë. Zyrtarët amerikanë lëshuan një paralajmërim publik: "Ambasada e SHBA-së në Kiev ka marrë informacion në lidhje me një sulm ajror potencialisht të rëndësishëm që mund të ndodhë në çdo kohë gjatë disa ditëve të ardhshme. Ambasada, si gjithmonë, rekomandon që qytetarët amerikanë të jenë të përgatitur të strehohen menjëherë në rast se dëgjojnë alarmin për sulme ajrore. Një paralajmërim i ngjashëm u lëshua më 20 nëntor të vitit të kaluar, një ditë para se Rusia të godiste Dnipron me një raketë balistike Oreshnik. Inteligjenca ka zbuluar se Rusia planifikon të mbyllë hapësirën ajrore mbi vendin e saj të testimit të raketave Kapustin Yar midis orës 6:00 të mëngjesit të së hënës dhe 6:00 të mëngjesit të së martës. Ky është i njëjti vend nga ku Moska lëshoi raketën Oreshnik në Dnipro vitin e kaluar, e kjo mund të sinjalizojë se Rusia po planifikon një sulm të ngjashëm. Edhe media ruse ka raportuar ditët e fundit se putin ka dhënë miratimin për një sulm të ri me raketën Oreshnik. Çdo sulm i ri rus do të shënojë dështimin e përpjekjeve të mëdha për të detyruar Putinin të pranojë një armëpushim më të gjatë, 30-ditor. Zelensky ka kohë që ka këmbëngulur për një armëpushim të zgjatur për të krijuar një dritare për një marrëveshje të plotë paqeje. Por Putin ka treguar pak shenja të ndonjë dëshire për të ndaluar luftën.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52