Edhe pse liberalizimi i vizave vlen për të gjitha vendet e zonës Schengen, mbajtësit e pasaportave të Kosovës, nuk do të mund të udhëtojnë në Spanjë, për shkak se ky vend anëtar i Bashkimit Evropian nuk ia njeh pasaportat. Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësja e Komisionit Evropian për Çështje të Brendshme, Anitta Hipper. E pyetur nëse qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në Spanjë, ajo nuk e ka përmendur në mënyrë specifike këtë vend, duke thënë vetëm se liberalizimi nuk do të vlejë për “një shtet”. “Njohja e dokumenteve të udhëtimit është një kompetencë shtetërore.