Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit, ku një makinë tip “Benz” humbi totalisht konrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Makina është përplasur me disa pemë dhe ka përfunduar në kanal. Drejtuesi është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë.