Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike në Lezhë. Gjatë fazës së 36-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara 710 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.