Pakësimi me shpejtësi i popullsisë si pasojë e emigracionit të lartë dhe rënies së lindshmërisë me ritme të shpejta po jep ndikim të fortë në tregun e punës.Për shembull, në dy qarqet më periferike të vendit, në Kukës dhe Gjirokastër, papunësia po shkon shuarjes, për shkak se popullsia e këtyre rajoneve përbëhet kryesisht nga njerëz në moshë pensioni.