Policia e Dibrës ka ndaluar dhe vënë në pranga një 25 vjeçar , I cili lëvizte me vete me mjete prerëse , në momentin e ndalimit policia ka gjetur një thikë dhe një sëpatë. Ndalimi I 25 vjeçarit, Erison Sopoti u bë pas informacioneve të marra nga policia se një i ri lëvizte me thikë me vete nëpër qytet, shërbime të Policisë Dibër bënë të mundur identifikimin dhe lokalizimin e tij.