Kontrollet e policisë në disa lagje të Durrësit, ccuan në identifikimin dhe arrestimin e një personi që qarkullonte me armë zjarri. Shërbimet e Durrësit sinjaluan një automjet në lagjen nr 6 në rrugën “Hysen Myshketa” për të ndaluar dhe për tiu nënshtruar kontrolleve. Drejtues i automjetit ishte shtetasi Ilir Dervishi, i cili është urdhër nga policia të zbriste nga makina për tiu nënshtruar një kontrolli fizik. Uniformat blu i gjetën 53 vjecarit një armë zjarri në brez, pisstoletë Glock me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.