Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë certifikoi grupin e tretë me 39 subjekte politike, prej të cilave 25 iniciativa qytetare dhe 14 kandidatë të pavarur, që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetor të këtij viti. Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 380 kandidatë, prej të cilëve 25 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 355 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.