Të paktën 5 parti të vogla opozitare, si NISMA Thurje, LZHK, PAA, PR apo Partia Bindja Demokratike, u bashkuan të enjten në një takim që synon nisjen e një lëvizje për të mbledhur 50 mijë firma për referendum. Qëllimi kryesor i këtij referendumi, është ndryshimi i sistemit elektoral, që sipas tyre dëmton partitë e vogla, hapjen e listave si dhe ndarjen e vendit në rastin më të keq në 4 rajone, nga 12 aktuale.