Top News – Lëvizja e lirë, një fitore e Kurtit…! Reciprociteti, kryeministri nuk tenton asnjë hap pas
27/08/2022 22:22

Dakordwsia e Kurtit dhe Vuçiçit në marrëveshjen për dokumentet e lëvizjes së lirë të qytetarëve, shënoi një gur të rëndësishëm në marrëdhënien mes Kosovës dhe Serbisë. Ecuria e dialogut mes dy vendeve, ka pasur dritëhijet e veta, ku nuk ka munguar asnjëherë ndërmjetësimi i Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Reciprociteti është kërkuar me ngulm nga Kosova që prej shpalljes së pavarësisë, por është hasur me kundërshtimin e fortë të pales serbe. Në qershor të vitit 2020, qeveria e Kosovës shfuqizoi masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, me qëllim që, t’i jepej shansi rinisjes së dialogut me Serbinë. Pas këtij vendimi, Shtetet e Bashkuara kërkuan që bisedimet të rinisnin sa më shpejt që të ishte e mundur. Dialogu vijoi në disa raunde takimesh mes Aleksandër Vuçiçit dhe Albin Kurtit, por pa arritur një dakordësi të qenësishme. Pak kohë më pas, Kryeministri i Kosovës, lajmëroi se në të gjithat pikat kufitare të Kosovës, automjetet me targa të Serbisë që hynin në territorin e Kosovës, duhet të pajiseshin me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës. Kjo sipas tij vinte në kuadër të marrrëveshjes së lëvizjes së lirë të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në 2011-ën. Autoritetet në Kosovë nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, duke thënë se një vendim i tillë nuk ishte ndërmarrë kundër serbëve, por ishte imponuar nga Serbia. 11 vite mw pas, pak orë para hyrjes në fuqi të vendimeve të qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me targat me Serbinë në veri të Mitrovicës u aktivizuan sirenat e alarmit. Serbët në kufirin verior të Kosovës bllokuan me kamionë rrugën në afërsi të pikëkalimit kufitar të Jarinjës, që gjendet në Komunën e Leposaviqit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se ky vendim ishte një mënyrë për të mbrojtur serbët nga veprimet diskriminuese. Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrie Hovenier, kërkoi nga kryeministri i Kosovës shtytje të afatit të implementimi të dy vendimeve me 30 ditë. Ky afat mjaftoi që dy palët të uleshin në një tryezë të përbashkët bisedimesh, ku u arrit marrëveshja e parë, ajo për dokumentet e hyrje daljeve, teksa çështja e targave ka mbetur ende pezull.

Top Channel/ Radhë kilometrike në Morinë, qindra tifozë nga Shqipëria në mbështetje të Dardanëve
31/03 17:19
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë, ndeshja vendimtare do të transmetohet nga Top Channel
31/03 15:45
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës! Sot një hap pranë Botërorit
31/03 15:45
Top News- 27 vjetori i masakrës me 106 viktima/ Kurti: Nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi
31/03 15:08
Top News- Ekspozita për masakrat në Kosovë/ Të dhënat e pasakta, Prokuroria Speciale nis hetim
31/03 14:59
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë/ Ndeshja do të transmetohet nga Top Channel
31/03 12:48
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës/ Një hap pranë Botërorit, bota do e njohë si finaliste
31/03 12:46
Top News- Deklarimi i pasurisë për zyrtarët publikë/ Në ‘filtër’ dhe mjekët, masa ndaj vonesave ose…
31/03 11:13
Top Channel/ Kosovë, Kushtetuesja rrëzon Osmanin dhe Haxhiun
30/03 22:57
Top Channel/ Protestë për ekspozitën e luftës, veteranët e UÇK përplasen edhe me policinë
30/03 20:21
Top News- ‘S’jemi kundër serbëve, Serbia është kundër nesh’/ Kosova kërkon dorëzimin e Radoiçiç
30/03 19:20
Top News- Shembja e rrugës në Prishtinë/ Nis hetimi ndaj zytarëve përgjegjës për keqpërdorim detyre
30/03 15:39
Top News- Kurti takime me opozitën për presidentin/ LVV paralajmëron tërheqjen e dy kandidaturave
30/03 14:37
Top News- Pagë e 13-të për sektorin publik/ Qeveria miraton vendimin, përfitojnë dhe nënat lehona
30/03 13:14
Top News- Kurti zbardh takimin me Macronin: Diskutuam për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse
30/03 13:04
Top News – ‘Besoni te vetja, siç besojmë te ju’. Kryeministri Kurti viziton përfaqësuesen e Kosovës
30/03 12:52
Top Channel/ 1 milion euro për Botërorin, 500 mijë euro kombëtares së Kosovës për Sllovakinë
30/03 12:18
Top News- Misioni i FSK në Gaza/ Kurti: Jemi gati për forcën paqeruajtëse
30/03 11:13
Top News – Çmimet vetëm rriten në Kosovë…Qytetarët ankohen për kosto të papërballueshme
29/03 14:29
Top News – FSK gati për dislokim në Gazë / Pritet vetëm drita jeshile nga institucionet e shtetit
29/03 14:13