Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç kanw dalw me një letwr të hapur për Ballkanin Perëndimor, 2 ditë para se të zhvillohet në Tiranë Samiti i radhës. Në letrën e hapur, e botuar nga mediat rajonale, i bëhet një thirrje e hapur fqinjëve të bashkohen në këtë iniciativë, duke e lënë prapa të shkuarën dhe për të punuar që Ballkani të mos jetë më një fuci baruti.