Austria, Sllovenia, Sllovakia, Hungaria dhe Çekia kanë ngritur së fundmi alarmin se lufta në Ukrainë mund të destabilizojë Ballkanin Perëndimor, duke i kërkuar Bashkimit Evropian, që të angazhohet urgjentisht në rajon. Në një letër dërguar shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, Ministrat e Jashtëm të këtyre vendeve thanë se duke pasur parasysh luftën në Ukrainë dhe ndikimin që mund të ketë në vendet e BE-së, unioni duhet të diskutojë për strategjinë në Ballkanin Perëndimor.