Prokuroria e Tiranës po heton krimin kibernetik në Shqipëri, ndërsa për të siguruar më shumë prova, u ka kërkuar ndihmë 22 shteteve, nga të cilat vetëm 3 kanë kthyer përgjigje. Shtetet që i janë përgjigjur dhe kanë përcjellë informacion tek oficerët e kontaktit janë Danimarka, Holanda dhe Singapori. Sipas burimeve të Prokurorisë së Tiranës, shumë shtete nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor për të zbuluar personat që kanë ndërmarrë këto sulme, edhe pse letërporositë janë dërguar prej shumë muajsh.