Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, Presidentit Ilir Meta dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Nëpërmjet kësaj letre, ai thotë sërish se vendimi për të dërguar në burgun e sigurisë së lartë klientin e tij, është i padrejtë. "Padrejtësia që është bërë, është shumë e madhe. Ligji 108/2018 paraqet një sërë problemesh," shkruan ai. Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi, ka ankimuar edhe më herët vendimin për izolimin e klientit të tij në qelitë e posaçme të regjimit “41-bis”. Sipas kërkesës, e cila është depozituar në Gjykatën e Posaçme, avokati Meçi ka listuar arsyet se përse nuk është dakord me vendimin e marrë nga Ministria e Drejtësisë, sipas të cilit ka një sërë shkeljesh.