Prokuroria e Tiranës ka ndaluar tre shtetas dhe ka vendosur arrest në burg për njërin dhe detyrim paraqitje për dy të tjerë. Këto tre persona janë të dyshuar për përfshirje në krijimin e skemave mashtruese që lidhen me tatimin mbi vlerën e shtuar dhe falsifikimin e dokumenteve, në kuadër të dosjes penale “5D”.