Një lëmsh i madh zjarri u ngrit në qiell pasi një cisternë e mbushur me benzinë shpërtheu në një autostradë në Itali. Pamjet e transmetuara në mediat italiane tregojnë cisternën në flakë përpara se një shpërthimi të frikshëm që ngriti kolona tymi në qiell. Dhjetëra shoferë po udhëtonin për në shtëpi, për Krishtlindje, kur u bënë dëshmitarë të incidentit të tmerrshëm. Mbetjet nga automjeti që shpërtheu u shpërndanë në të gjithë autostradën A1 që shkon drejt Napolit, si dhe në fushat aty pranë. Për fat të mirë, tre zjarrfikës jashtë detyrës, që u ndodhën aty pranë, evakuuan zonën përpara se cisterna të shpërthente. Zjarrfikësit po ktheheshin nga Palermo kur panë cisternën në flakë dhe njoftuan kolegët në komandën e Kazertës. Nuk janë raportuar të lënduar nga vendi i ngjarjes.