Katër tërmete goditën rajonin perëndimor të Greqisë mëngjesin e së premtes, pranë kufirit me Shqipërin. Dy prej tyre me magnitudë mbi 4,5 Rihter brenda vetëm 30 minutash, duke shkaktuar shqetësim të madh tek banorët. Lëkundjet u ndjenë fort në në Janinë dhe në Filat, ndërsa sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti më i fortë arriti në 4,6 Rihter me thellësi rreth 20 kilometra. Pak minuta më vonë pasoi një tjetër lëkundje 4,5 Rihter në të njëjtën zonë sizmike.