Largimi i turistëve italian papaguar në një restorant në Berat mori bujë të madhe si nga mediat shqiptare por edhe ato ndërkombëtare. Videoja e publikuar nga pronarët u bë virale ndonëse ata janë shprehur se nuk kanë pasur qëllim të ekspozojnë identitetin e të rinjve. Ata kanë falënderuar kryeministren italiane për pagesën, ndërsa kanë treguar se paratë do t’i ruajnë si kujtim e kundër syrit të keq.