Dy shtetas janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve, letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave. Pas hetimeve të kryera është vërtetuar se këto dy persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente të ndryshme, përfshirë leje drejtimi, letërnjoftime ID, leje qëndrimi, si dhe dokumente të huaja nga Italia, Belgjika, Greqia, Bullgaria, dhe Rumunia. Ky aktivitet është kryer kundrejt shpërblimit.