Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për të lejuar mjekët specialistë që të kryejnë konsulta ambulatore për pacientët edhe jashtë orarit të punës, duke u përcaktuar kështu edhe tarifa nga bordi i spitalit. Lajmi u bë me dije nga vetë ministrja e shëndetësisë Ogertta Manastirliu e cila u shpreh se ky akt i hap rrugën praktikave dyfishe për mjekët specialist.